LAJMI I FUNDIT:

Nissan do të prodhojë vetura turizmi në Brazil

Nissan do të prodhojë vetura turizmi në Brazil

Nissan Motor ka deklaruar se do të fabrikojë dy vetura tuizmi të destinuara për në Brazil. Është hera e parë që një grup automobilash i kontrolluar nga Renault do të zhvillojë prezencën e tij në tregjet emergjente.

Fabrikuesi japonez i automibilave do të prodhojë Nissan Livina dhe Nissan Grand Livina, të cilat do të tregëtohen në fillim të 2009.

Konkurenti i tij Suzuki Motor deklaroi se do të rikthente në treg veturat e turizmit brazilian në tetor, duke shitur 7 mijë automobilë të montuar në Japoni gjatë vitit të ardhshëm.

Rritja e pagave dhe kreditë me interesa të ulta, kanë rritur kërkesat për automobila në Brazil, vend i cili ka dalë në plan të parë për shumë prodhues të mëdhenj ndërkombëtarë.


Tregu i automobilave në Brazil është i dominuar nga Fiat, Volksëagen, General Motors dhe Ford Motor, ndërsa pas tyre vijnë prodhuesit japonezë dhe francezë.