LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e huaja sulmohen nga hakerë rumunë, dëmi 150 milionë dollarë

Kompanitë e huaja sulmohen nga hakerë rumunë, dëmi 150 milionë dollarë

Mbi 150 milionë euro është dëmi që hakerët rumun u kanë shkaktuar kompanive të huaja gjatë këtij viti. Lajmi është publikuar nga televizioni rumun Realitatja.

Sipas përfaqësuesve të shërbimeve sekrete rumune, kjo shumë përbën vetëm gjysmën e totalit të dëmeve të shkaktuara.

Pohohet, se aktualisht piratët kompjuterikë rumunë janë nga më të rrezikshmit në botë.

Statistika e publikuar nga agjencia rumune Njuzin tregon, se gjatë 6 muajve të parë të vitit hakerët rumunë kanë kryer 436 krime në Internet dhe për një veprimtari të tillë po hetohen 365 veta.