LAJMI I FUNDIT:

Nafta ra nën 113 dollarë për fuçi

Nafta ra nën 113 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës në bursën në Nju-Jork ra nën 113 dollarë për një fuçi, përderisa vlera e dollarit ra nën kufirin prej 1,5 për një euro.

Çmimi i naftës së pari filloi të lëvizë, për shkak të luftimeve mes Rusisë dhe Gjeorgjisë dhe druajtjeve nga dëmtimi i naftësjellësit kaspik Baku-Tbilisi-Shejhan.

Brengosjet më vonë u zhdukën pasi filloi forcimi i dollarit, por edhe pas raportit më të ri nga Kina, ku importi i naftës në korrik ka shënuar rënie për shtatë për qind.

"Tani jemi të përqendruar në barazimin e ofertës dhe kërkesës. Mendonim se çmimet e larta të energensave nuk do të ndikojnë mbi Kinën dhe mbi disa vende tjera, por u tregua se nuk është kështu", shprehet një analist amerikan.


Njëherit çmimi i benzinës në pompat e benzinës në SHBA shënon rënie tashmë 25 ditë me radhë, me çka gjatë periudhës së lartëpërmendur benzina u lirua për gjithsej shtatë për qind