Kompania serbe “Delta Maxi Shoping”, ka blerë të gjitha marketet Euromax në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja, ndryshe nuk është publikuar një deklaratë zyrtare nga ish-pronarët e saj shqiptarë.
Sipas burimeve të mësipërme, Delta Holding me qendër në Beograd, e cila merret me krijimin dhe mirëmbajtjen e marketeve në Serbi por dhe në rajon, ka blerë 17 marketet Euromax që deri para disa javësh ishin në pronësi të QTU.
Këto markete, ndodhen kryesisht në Tiranë, Durrës, por dhe Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë etj.
Kompania serbe e eksport-importit, që ka blerë të drejtën mbi Euromax, mjediset e të cilave janë në godina me qera, deklaroi se ka vendosur të zgjerojë shtrirjen e Euromax në Tiranë dhe zonat e tjera të Shqipërisë.
Rrjeti i marketeve Euromax ishte i pari në Shqipëri kur ai nisi rreth tre vjet më parë dhe rezultoi i suksesshëm. Një vit më vonë, ai u pasua nga “Conad” i cili hapi disa markete me hapësira më të vogla në Tiranë dhe Durrës, por me çmime më të larta të produkteve që tregton.
Blerja më e fundit e Euromax në Shqipëri, vjen disa kohë pasi kompania serbe ka bërë blerje të ngjashme dhe në Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Bullgarinë. Planet e kompanisë janë që deri në vitin 2012 të hapë pika të ngjashme shitjeje dhe në Kroaci, Moldavi, Rumani, Ukrainë dhe Maqedoni. /NOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh