LAJMI I FUNDIT:

Energjia nga era, burim kryesor i furnizimit

Energjia nga era, burim kryesor i furnizimit

Energjia nga era në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2030 do të zë gati një të tretën e energjisë së prodhuar.

"Deri në vitin 2030, energjia e erës do të jetë burimi kryesor, modern i energjisë", thuhet në studimin e organizatës evropiane TPVind, e cila merret me zhvillimin e energjisë së erës dhe teknologjive të duhura.

Qëllimi strategjik është që deri në vitin 2030, energjia e erës të mbulojë deri 28 për qind të rrymës së shpenzuar në BE.

Prodhimtaria e rrymës nga energjia e erës i rritë kapacitetet e veta për 19 deri 20 për qind në vit, që mund të krahasohet me sferat për të cilat është karakteristike rritja e fuqishme, siç janë Interneti ose komunikimi celular.


Problemete themelore për arritjen e qëllimeve deri në vitin 2030 janë qasja deri të rrjetet shpërndarëse dhe kyçja e tyre në elektrocentrale me erë.