LAJMI I FUNDIT:

TEB ofron shërbimin e-banking

TEB ofron shërbimin e-banking

E-banking është shërbimi më i ri për bizneset kosovare që ka lansuar në treg TEB Joint venture BNP Paribas. Ky produkt njëherësh ofron një sërë shërbimesh të reja për tregun bankar në vend.

Bazuar në një njoftim zyrtar të TEB bankës produkti e-banking që ofron ekzekutimin e pagave të punëtorëve në mënyrë automatike, do tu japë bizneseve kosovare një mjet që do të thjeshtësojë këtë procedurë.

"Përveç kësaj shërbimet e reja që ofrohen për herë të parë në tregun e Kosovës përfshijnë autorizimet e niveleve të ndryshme në menaxhimin e llogarisë bankare".

Në të njejtin njoftim thuhet se me e-banking të bankës TEB pronari i llogarisë mund të autorizojë punëtorët e kompanisë që: të shikojnë llogarinë dhe transaksionet, të fusë të dhëna në llogari pa fuqi ekzekutimi, dhe dy nivele të aprovimit, me mundësi të kufizimit në shumë dhe numër të transaksionit.


"Ky produkt ofron edhe specifika të tjera të e-banking si transferet, gjenerimin e raporteve dhe natyrisht qasje 24/7".

TEB po ashtu ka njoftuar se sistemi e-banking është një sistem i sigurtë me procedura të shtuara të sigurisë, të cilat janë të thjeshta dhe efektive. Me këtë lloj të e-banking përdoruesit janë të sigurtë nga softveri spiunues “key-logger”, pasi operon nëpërmes të një tastature virtuele dhe specifika të tjera të sigurisë të personalizuara për secilin shfrytëzues.

“Si një bankë me një përvojë botërore dhe shumë shpërblime në zhvillimin e produkteve në të ardhmen ne do të sjellim shumë produkte të reja që do të jenë unike për tregun kosovar”, ka deklaruar Alp Yilmaz, drejtor gjeneral i TEB-it në Kosovë, duke shtuar se këto produkte do ta bëjnë biznesin në Kosovë më efektiv, që gjithashtu do të ndikojë edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit. /Telegrafi/