LAJMI I FUNDIT:

OTE ngre padi kunder Siemensit

OTE ngre padi kunder Siemensit

Koncerni telefonik grek OTE ngre padi kundër koncernit gjerman Siemens. Në aferën e ryshfetit të koncernit gjerman Siemens, sipas gazetës 'Süddeutsche Zeitung' është ngritur padia e parë nga një partner ndërkombëtar biznesi.

Siç njofton kjo gazetë koncerni telefonik grek OTE kërkon nga gjykata e landit në Mynih informata për aferën e korrupsionit.

Në bazë të kësaj kërkese pritet ngritja e aktpadisë për dëmshpërblim.

Sipas të dhënave të drejtësisë gjermane Simensi ka shpenzuar rreth 75 milionë euro për dhënje rysheti për të fituar tenderin e telefonisë në Greqi. /BBC/