LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet edhe një bankë në SHBA

Mbyllet edhe një bankë në SHBA

Kriza financiare në SHBA, vazhdon të bëjë viktima. "First Priority", bankë kjo e treta për nga madhësia në SHBA, është mbyllur si pasojë e krizës së vazhdueshme me kreditë që po zgjat për më shumë se një vit në SHBA.

Autoritetet mbyllën bankën ‘First Priority’ së bashku me gjashtë filialet e saj.

Kjo bankë kishte selinë në shtetin federal të Floridës ku kriza e imobilieve ka lënë gjurmë të thella.