LAJMI I FUNDIT:

General Motors humbi 15.5 miliardë dollarë

General Motors humbi 15.5 miliardë dollarë

Prodhuesi amerikan i automobilëve, General Motors, ka njoftuar se ka pësuar humbje të mëdha në tremujorin e dytë të këtij viti. Kompania të premten ka raportuar se gjatë kësaj periudhe kohore ka humbur 15.5 miliradë dollarë .

Drejtuesit e kësaj kompanie thanë se kjo kishte ardhur nga rënia e numrit të shitjeve të makinave si dhe nga zbatimi i një plani gjigand ristrukturimi.

Kjo është humbja e tretë më e madhe gjatë një tremujori për prodhuesin më të madh amerikan të makinave.

Këtu përfshihen edhe nëntë miliardë dollarët në kuadrin e procesit të ristrukturimit të kompanisë, si dhe kostoja e largimit nga puna të 16 mijë punonjësve.


Gjatë këtij tremujori shitjet e makinave të kompanisë General Motors ranë me një të pestën.

Klientët duket se po kërkojnë mjete që përdorin më pak karburant.

Ndërkohë Departamenti i Punës në Shtetet e Bashkuara njoftoi se 51 mijë vetë humbën vendet e punës në korrik, duke e çuar papunësinë në 5.7%. Kjo është shifra më e lartë e papunësisë në Shtetet e Bashkuara që prej katër vjetësh. /BBC/