LAJMI I FUNDIT:

Çmim i naftës bie sërish në 123 dollarë

Çmim i naftës bie sërish në 123 dollarë

Çmimet e naftës kanë rënë me më shumë se një dollarë të premten dhe një barel është shitur për 123 dollarë në mes të ditës në Londër, gjithmonë e rënduar nga perspektiva e vazhdueshme e uljes së kërkesës nga SHBA si pasojë e vështirësive ekonomike.

Kontrata për muajin shtatorit mbi naftën bruto të lehtë amerikane janë llogaritur me çmimin prej 122.77 dollarë.

Sipas analistëve, paqartësitë e kërkesës për naftë janë një aktualitet më shumë se kurrë, pas publikimit të indikatorëve makroekonomik të enjten në SHBA, që do të thotë një rritje me e ulët ekonomike se parashikimi në tremujorin e dytë dhe një rritje e fortë e kërkuesve për punë javën e kaluar. Të gjitha këto parashikojnë një konsumim në rënie si pasojë e shtrenjtimit të çmimeve të karburanteve.

Për muajin korrik që u mbyll të enjten çmimet kanë rënë më 11.4% ndërsa kjo shënon rënien më të madhe që prej dhjetorit 2004.


Indikatori Reuters-Jefferies-Crb që rigrupon kontratat e 19 lëndëve të para duke ju referuar energjisë,naftës bruto dhe gazit natyror, shënoi në korrik rënien e tij më të rëndësishme pas 28 vjetësh. Ai humbi 10% muajin e kaluar humbje që nuk e ka njohur që prej 1980 kur ka arritur 10.5%.