LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në SHBA, më e larta në këto katër vjet

Papunësia në SHBA, më e larta në këto katër vjet

Ekonomia amerikane ka humbur 51 mijë vende pune,shifër kjo më pak se parashikimet të cilat ishin për rreth 75 mijë shkurtime të vendeve të punës ,por përqindja e papunësisë ka kapur shifrën 5.7%, në nivelin më të lartë për këto katër vjet. Sipas departamentit të punës në maj ka patur 47 mijë shkurtime nga puna kundrejt 62 mijë të lajmëruara më parë.

Kjo përqindje e papunësisë reflekton krizën imobiliare dhe atë të kredisë në SHBA.Sipas parashikimeve të ekonomistëve kjo përqindje do të ishte 5.6 për korrikun kundrejt 5.5 % për qershorin.

Përqindja e papunësisë nuk ishte rritur kaq shumë që nga maji 2004 kur kjo shifër ishte 5.8%.

Të rinjtë 16 deri 24 vjec kanë qenë më të prekurit sipas Departamentit të punës. Shkurtimi i vendeve të punës ka ndodhur në të gjithë sektorët e ekonomisë, kurse ndërtimi ka qenë më i prekuri me 22 mijë humbje të vendeve të punës shtesë.