LAJMI I FUNDIT:

Autostradës Morinë-Merdare nuk i dihet fillimi

Autostradës Morinë-Merdare nuk i dihet fillimi

Sipas të përditshmes Koha Ditore projekti për autostradën ka mbetur vetëm në letër. Mungesa e ligjit për shpronësime ka bërë që të shtyhen punimet rreth projektit të premtuar nga qeveria. Madje në mungesë të këtij ligji, 42 milion eurot e ndara për shpronësim janë destinuar për projekte të tjera.

Këshilltari ligjor në ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit, Xhevdet Smakiqi ka deklaruar për këtë gazetë ,se posa të miratohet ligji për shpronësim ata do të fillojnë identifikimin e pronave private të cilat do ti nënshtrohen procedurave për shpronësim.

Ligji për shpronësim është miratuar nga Kuvendi i Kosovës por ka mbetur pa nënshkruar nga Kryeadministratori i Kosovës që nga viti 2007.

Ky ligj sipas zëvendës kryeministrit të Kosovës është kthyer në Kuvend dhe pritet të ndryshohet dhe të plotësohet dhe për të marrë fuqinë e plotë duhet të dekretohet nga presidenti i Kosovës.