LAJMI I FUNDIT:

Nexhat Kryeziu, zëvendësdrejtor i Bankës Qendrore të Kosovës

Nexhat Kryeziu, zëvendësdrejtor i Bankës Qendrore të Kosovës

Më në fund Banka Qendrore e Kosovës ka përzgjedhur zëvendësdrejtorin e saj dhe ai është drejtori aktual i financave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Nexhat Kryeziu.

Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtori i përgjithshëm i BQK-së,Hashim Rexhepi.

‘Po, është e vërtetë që komisioni ka përzgjedhur si kandidatin më të mirë Nexhat Kryeziun. E vlerësojmë këtë zgjedhje të komisionit dhe shpresojmë që do të kemi një bashkëpunim të mirë për ti çuar përpara punët në BQK dhe sistemin bankar”, tha drejtori Hashim Rexhepi për "Telegraf".

Kryeziu para se të punësohej në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka punuar në “Raiffeisen Bank” dhe në vet Bankën Qendrore të Kosovës.


"Jam i lumtur për shkak se është një punë që e kryej me shumë dëshirë. Njëkohësisht është dhe një funksion sensitiv po të kemi parasysh që mbulon bankat dhe komapanitë e sigurimeve. Do të mundohem të jap kontibutin tim në maksimum, në vecanti në mbrojten e depozitorëve dhe krijimin e një ambienti sa më të mirë për vetë bankat dhe kompanitë e sigurimeve", tha Nexhat Kryeziu për "Telegafi".

Zgjedhja e zëvendësdrejtorit ishte ndalur për shkak të presioneve dhe ndërhyrjeve të ndryshme politike. /Telegrafi/