LAJMI I FUNDIT:

BSPK kërkonë kthimin e parave të Trustit Pensional në Kosovë

BSPK kërkonë kthimin e parave të Trustit Pensional në Kosovë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është shprehur i alarmuar nga humbja e 45 milion eurove, kursime të qyterëve të Kosovës,por që menaxhohen nga Trusti I Kursimeve Pensionale të Kosovës.

“Një humbje e tillë është tejet alarmante dhe do të duhej ti nxiste institucionet tona që të marrin masa urgjente për paranndalimin e humbjeve të parave. ”, thuhet në një komunikatë të BSPK-së.

Kjo sindikatë thotë që sa më parë të kthehen ato mjete në Kosovë, në mënyrë që të futen në qarkullim dhe të investohen.

“ Shumë pensionist dhe punëtorë e kanë humbur besimin te Trusti Pensional. Me këto mjete ka mundur që të ngriten pensionet e qytetarëve apo edhe të investohet në sektorët e ndryshëm të ekonomisë me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës,për të zbutur sado pak papunësinë, e cila çdo ditë e më shumë po vazhdon të rritet”,thuhet tutje në këtë komunikatë.


Sipas saj,kjo nuk është bërë për shkak se dikush po përfiton për qëllimet e tij personale, nga mjetet e Trustit
“ Nëse nuk ndërmerren masa urgjente, atëherë ekziston rreziku që të gjitha mjetet që gjenden në Trust do të humbin dhe bashkë me to do të humb edhe djersa e punëtorëve të Kosovës”./Telegraf/