LAJMI I FUNDIT:

EDF, një shans i ri për industrinë britanike

EDF, një shans i ri për industrinë britanike

Kur Mbretëria e Bashkuar ishte një nga pionierët e nuklearit civil në vitet 1950, Londra kishte lajmëruar që elektriciteti “do të ishte shumë treg i mirë për tu matur. Sot vendet tentojnë të rilancojnë këtë sektor sepse energjia elektrike është shtrenjtuar shumë.

Përveç blerjes me 15.7 miliardë euro të British Energy nga francezi EDF, grupi Centrika është një rast i mirë për Anglinë ta rindërtojë bazën e saj industriale, sepse EDF është numri një në botë i nuklearit ,pozicion i cili i jep një angazhim të patundur Francës.

Në kohën kur ndarja e atomit kthehet në modë, Mbretëria e Bashkuar nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të marrë këtë ndihmë nga ana tjetër e LaManshit. Angazhimi i Centrika ka për qëllim të rritë besueshmërinë britanike për ti dhënë fuqinë grupit francez. Por EDF është partneri kryesor dhe kjo është një gjë e mirë sepse pas dhjetëra vjet mospërfilljeje ndaj industrisë së teknologjisë së lartë,e vetmja zgjidhje është të mësosh nga ata të cilët kanë pasur sukses.

Centralet bërthamore britanike po vjetrohen dhe për sa i përket furnizuesve lokalë ata vuajnë nga një vendim i qeverisë për të ruajtur teknologjinë e keqe të reaktorëve që ftohen me gaz. Tani që çështja e ripërtëritjes së industrisë britanike është me rëndësi të madhe. Londra shpreson që një pjesë e teknologjisë së centraleve të reja, të jetë nacionale.


Kompani të mëdha si Roll Royce janë të interesuara .Ky i fundit ska shumë kohë që ka vënë në jetë një unitet të ri për tregun nuklear civil dhe furnizon tashmë instrumentat dhe sistemet e kontrollit të 58 centraleve nukleare të EDF.

Por përfitimi mund të zgjerohet. Megjithëse Roll Royce ka për vete 260 nën-trajtues brenda nuklearit, rilindja e kësaj industrie do të fryjë fletoret e komandave të kësaj shoqërie dhe do të favorizojë emergjencën e firmave të reja mbi një treg i cili sipas vlerësimeve të Rolls do të cojë nga 30 miliardë në 50 miliardë për një pesëvjeçar.

E gjitha kjo tregon mbi të gjitha me këtë vendim politik të marrë me pakujdesi,që qeveritë kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin apo në krijimin e industrive parësore