LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi Doganor reagon pas suspendimit të drejtorit Huruglica

Shërbimi Doganor reagon pas suspendimit të drejtorit Huruglica

Shërbimi Doganor i Kosovës ka reaguar pas suspendimit të drejtorit të këtij institucioni, Naim Huruglica. Qeveria e Kosovës e ka suspenduar të hënën nga detyra drejtorin Huruglica me arsyetimin se nuk ka penguar maunet me acid sulfurik dhe reaporteve plot shkelje që ka gjetur Auditori Gjeneral në këtë institucion.

“Shërbimi Doganor me shqetësim ka përcjellë shkrimet e botuara në media lidhur me publikimin e raportit të Zyrës së Auditorit Gjeneral. Me keqardhje arrijmë në konkluzion se raporti është keqinterpretuar fillimisht nga disa media të shtypura e pastaj edhe nga publiku i gjerë”, thuhet në komunikatën për media që ka dërguar ky institucion.

Sipas saj, ky keqinterpretim i mediave ndikon negativisht në moralin e të gjithë oficerëve doganorë “pikërisht tani kur ka një angazhim të pashoq,”.

“Me një përkrahje të pamjaftueshme nga KFOR-i dhe SHPK-ja, doganierët luftojnë kontrabandën dhe krimin, në veçanti në rajonin Mitrovicës”, thuhet më tej në këtë komunikatë. /Telegrafi/