LAJMI I FUNDIT:

FMN: Tregu monetar vazhdon të jetë i dobët

FMN: Tregu monetar vazhdon të jetë i dobët

Një vit pas shpërthimit të krizës së kredive në SHBA, tregu monetar ndërkombëtar akoma është i dobët dhe rreziku sistematik vazhdon të mbetet i lartë. Kështu kanë vlerësuar zyrtar të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në botimin e ri të "Raportit mbi stabilitetin monetar ndërkombëtar" që u publikua së fundmi nga FMN-ja, thuhet se me rënien e vazhdueshme të çmimeve të banesave dhe me ngadalësimin e rritjes së ekonomisë, është keqësuar cilësia e besimit të shumë kredive në SHBA.

Në raport vlerësohet se njësitë e reja të ekonomisë së tregut e kanë përballuar relativisht mirë tronditjen monetare.

“Por, me zgjatjen e krizës, keqësimin e mjedisit të jashtëm të investimeve dhe me shtimin e presionit të inflacionit, nuk mund të nënvleftësohen rreziqet përballë njësive të reja të ekonomisë së tregut” .