Qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me Hashim Thaçin ka shpenzuar më pak se qeveritë e kaluara pothuajse në çdo pozicion, përfshirë dhe shpenzimet për naftë dhe benzinë, çmimet e të cilave këtë vit janë rritur për së paku 50 për qind. Po ashtu kjo qeveri ka paguar shpenzime të mbartura nga qeveria e kaluar në shumë prej afër 2 milionë e 52 mijë euro për dreka-darka, karburante etj. Këto shpenzime janë bërë publike të hënën në mbledhjen rregullt të qeverisë së Kosovës.
Për gjashtë muajt e parë të vitit qeveria Thaçi ka shpenzuar mbi 4 milionë e 781 euro, shumë kjo 28 për qind me e ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Qeveria me në krye kryeministrin Ceku kishte shpenzuar mbi 6 milionë e 666 mijë euro. Kjo shumë përfshin shpenzimet buxhetore në nivel të kryeministrit dhe ministrave.
Në gjashtë mujorin e parë të vitit Qeveria Thaçi ka shpenzuar 256. 585 mijë euro në dreka zyrtare, shifër kjo 27 për qind më e ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për dreka zyrtare Qeveria e kaluar me në krye Agim Çekun për gjashtë mujorin e vitit 2007 kishte shpenzuar afër 350.838 euro.
Shpenzime nga qeveria e tashme për furnizim me pije dhe ushqim janë bërë në shumën prej 2 milionë e 59 mijë euro, megjithatë edhe kjo shifër rezulton më e ulët se në qeverinë Çeku i cili në njëjtën periudhë kohore për pije dhe ushqim kishte shpenzuar 20 për qind më shumë, duke arritur në mbi 2 milionë e 576 mijë euro.
Karburantet vazhdojnë të mbesin barrë e rëndë e buxhetit të Kosovës. Në gjashtë mujorin qeveria Thaçi për karburante ka shpenzuar mbi 1 milionë e 902 mijë euro. Por për të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar për karburante ishin shpenzuar 26 për qind më shumë duke arritur në mbi 2 milionë e 566 mijë euro megjithëse nafta dhe benzina kanë kushtuar për 50 për qind më lirë.
Ndërsa për udhëtime në këtë gjashtë mujor qeveria Thaçi ka shpenzuar mbi 563 mijë euro, por 52 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit.
Qeveria me në krye Kryeministrin Çeku për gjashtë mujorin e vitit 2007 për udhëtime kishte shpenzuar mbi 1 milionë e 172 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh