LAJMI I FUNDIT:

Privatizimi, evropianët ndihmojnë me 6 milionë euro

Privatizimi, evropianët ndihmojnë me 6 milionë euro

Komisioni Evropian dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kanë nënshkruar të premten një marrëveshje, e cila ka për qëllim që të sigurojë mbështetje institucionale për këtë institucion me qëllim vazhdimin e procesit të privatizimit.

Komisioni Evropian ka ndarë 6.5 milionë euro nga Instrumenti për asistencë të para-anëtarësimit 2007 për të bashkëfinancuar AKP-në, për të siguruar asistencë teknike për themelimin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm brenda AKP-së dhe për të forcuar hapat që kanë të bëjnë me udhëheqjen e privatizimit dhe procesit të likuidimit në Kosovë.

Kjo iniciativë pason pas mbylljes së Shtyllës IV të UNMIK-ut më 30 qershor.

"Komisioni Evropian shpreson që procesi i privatizimit dhe likuidimit në Kosovë mund të përfundojë, gjë që do të japë një shtytje të fuqishme për rritjen ekonomike dhe krijimit të vendeve të lira të punës në Kosovë”, tha i ngarkuari me punë pranë Zyrës së Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson. /Telegrafi/