Biznesi i mesëm dhe i vogël në Kosovë do të ketë tani e tutje një vend të ri ku mund të drejtohet për të marrë kredi për kompanitë e veta. Crimson Finance Fund (CFF) zyrtarisht do të nisë aktivitetin e saj në Kosovë.
CFF është institucion financiar jo bankar, i themeluar nga Crimson Capital dhe i mbështetur nga Norfund, USAID dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë Norvegjeze.
CFF do të fokusohet në kapitalin qarkullues afatshkurtër dhe në kredi tregtimi financiar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“ Duke pasur parasysh se një nga pengesat kryesore në të cilat hasin shumica e bizneseve në Kosovë është qasja në fonde financiare, CFF shpreson që përmes produkteve dhe shërbimeve të saj, t’u ndihmoj bizneseve të rriten, të bëhen më konkurrente dhe të punësojnë më shumë njerëz. CFF do të punojë ngushtë me bankat dhe institucionet mikrofinanciare në Kosovë për t’i ofruar mbështetje sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, thuhet në komunikatën për media të këtij institucioni.
CEF po ashtu ka njoftuar se:" bazuar në përvojën e suksesshme që kanë pasur me një fond të ngjashëm në Maqedoni dhe i cili ka filluar së funksionuari në vitin 2002, presim që kreditë dhe asistenca që do i ofrojmë në Kosovë do të lehtësojë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve të grave dhe minoriteteve".
“Po ashtu besojmë se do të krijohen vende të reja pune dhe do të rritet shifra e shitjes së eksporteve. Linja e veçantë e produkteve të CFF është krijuar për të ndihmuar kompanitë e vogla dhe të mesme që të kenë mundësi tu përgjigjen porosive të mëdha apo të shpeshta dhe t’u ndihmojë atyre që të përforcojnë reputacionin si furnizues të shpejtë dhe të besueshëm të mallrave dhe shërbimeve në treg,” tha Peers Brewer, Menaxher i përgjithshëm në CFF.
Përveç faktit që një institucion si Crimson Finance Fund do ta pasurojë mjedisin financiar të Kosovës, lansimi i këtij institucioni dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë norvegjeze dhe asaj amerikane në mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh