LAJMI I FUNDIT:

Privatizimi ka ngecur tek paratë e punëtorëve dhe likuidimi i ndërmarrjeve

Privatizimi ka ngecur tek paratë e punëtorëve dhe likuidimi i ndërmarrjeve

Dy problemet më mëdha të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore janë: kthimi i 20 për qind të parave të punëtorëve dhe likuidimi i këtyre kompanive. Kjo është konfirmuar nga Përfaqësuesi i Odës së Veçantë gjatë një debati të organizuar të enjten nga Oda Ekonomike Amerikane (OEA).

”Unë jam shumë i shqetësuar sepse gjatë vitit 2007 nuk kemi marrë asnjë kërkesë për likuidimin e ndërmarrjeve të privatizuara e po ashtu nuk kemi marrë asnjë listë të punëtorëve dhe mjetet janë bllokuar”, tha Lin Slattengren përfaqësues i Odës së Veçantë.

Ai po ashtu konfirmoi se nuk ka qenë më i mirë as gjashtë mujori i parë i këtij viti.

”Ndërsa në gjashtë mujorin e parë të vitit kemi marrë vetëm dy kërkesa për likuidin ,përfshirë këtu edhe listat e punëtorëve”. Këto komente Slattengren i bëri pas publikimit të një analize nga Kryetarja e OEA-së , Mimioza Kusari – Lila e cila tha se nga mbi 75 milionë euro që iu takojnë punëtorëve deri tani nga procesi i privatizimit, vetëm mbi 15 milionë euro u janë paguar atyre, shifër kjo mjaft e ulët.


“Tani po dëgjoj që 60 milionë euro nuk u janë shpërndarë punëtorëve”, tha përfaqësuesi i Odës së Veçantë , Lin Slattengren.

Përveç këtyre probleme gjatë këtij debati është diskutuar edhe për lëndët e pazgjidhura në Odën e Veçantë.

”Janë 67 rate aktive të privatizimit të pazgjidhura ndërsa 23 të zgjidhura. Ndërsa për sa i përket rasteve të likuidimit janë 8 raste aktive të pazgjidhura dhe 5 tjera të zgjidhura”.

Mimoza Lila – Kusari, Kryetare e OEA-së gjatë prezantimit të analizës rreth procesit të privatizimit tha se deri tani në vend janë privatizuar 313 ndërmarrje shoqërore, nga të cilat janë krijuar 551 ndërmarrje të reja.

”Janë 399 kontrata të nënshkruara me Spin off të rregullt dhe 24 me Spin off special”. Nga këto ndërmarrje të privatizuara, totali i investimeve të kontraktuara me spinn- off special është mbi 190 milionë euro ndërsa totali i investimeve të realizuara kap shifrën afër 94 milionë euro.

“Totali i punëtorëve të kontraktuar për tu mbajtur në punë tek ndërmarrjet e privatizuara me spin- off special është 8034 ndërsa i atyre që janë duke u mbajtur aktualisht në punë është 6335”./Telegrafi/