LAJMI I FUNDIT:

BQK stimulon kompanitë e sigurimeve të mos i paguajnë dëmet

BQK stimulon kompanitë e sigurimeve të mos i paguajnë dëmet

Sipas të përditshmes “Express”, Banka Qendrore e Kosovës është duke i stimuluar kompanitë e sigurimeve që mos t'u kompensojnë dëmet klientëve të tyre.

Gazeta citon burimet e saj të brendshme në Gjykatën Ekonomike, të cilët kanë treguar se ka me dhjetëra lëndë ku gjykata ka vendosur në favor të klientëve dhe as kompanitë e sigurimeve e as Banka Qendrore nuk janë kujdesur që këto vendime të ekzekutohet.

"Ka qytetarë që kthehen për herë të dytë në gjykatë për tu ankuar sepse vendimet nuk po ekzekutohen. BQK është dashur deri më tash ti’ penalizojë disa nga kompanitë e sigurimeve që nuk po i shlyejnë detyrimet” kanë deklaruar burimet e kësaj gazete.

Akuzat për BQK shkojnë më tej, pasi kjo bankë disponon edhe fondin e garantimeve dhe mund të kryejë pagesën për të dëmtuarit pa i pyetur fare kompanitë e sigurimeve por nuk e bën këtë.


Në 2007 të ardhura vjetore të kompanive të sigurimeve ishin rreth 50 milion euro ndërsa kanë paguar dëme në vlerë prej 12 milionë euro, që i bie një fitim neto prej 38 milionë euro.