LAJMI I FUNDIT:

Bie niveli i humbjes së energjisë në KEK

Bie niveli i humbjes së energjisë në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se gjatë muajve të fundit, niveli i humbjeve të energjisë elektrike ka rënë dukshëm, krahasuar me energjinë e shpërndarë tek konsumatorët dhe muajt paraprak, si dhe periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

"Në të njëjtën kohë, KEK-u ka rritë numrin e shkyçjeve të konsumatorëve të amvisërisë nga rrjeti shpërndarës në shtyllat elektrike, përmes shportave lëvizëse. Kjo formë e shkyçjës së konsumatorëve minimizon mundësinë e kyçjes ilegale të konsumatorëve në rrjet".

Në njoftimin zyrtar të KEK-ut po ashtu thuhet se në muajt e fundit ka vazhduar trendi pozitiv i ngritjes së shkallës së inkasimit për energjinë e faturuar.

"Në të njëjtën kohë, Korporata ka rritur numrin e shkyçjeve të konsumatorëve të amvisërisë nga rrjeti shpërndarës në shtyllat elektrike, përmes shportave lëvizëse. Kjo formë e shkyçjës së konsumatorëve minimizon mundësinë e kyçjes ilegale të konsumatorëve në rrjet. Aktiviteti i shkyçjës së konsumatorëve përveq ndikimit të drejtpërdrejt në uljen e nivelit të humbjeve të energjisë elektrike, ndikon pozitivisht edhe në rritjen e shkallës së inkasimit të mjeteve nga konsumatorët për energjinë e shpenzuar elektrike". /Telegrafi/