LAJMI I FUNDIT:

Dollari në nivelin më të lartë të dy javëve

Dollari në nivelin më të lartë të dy javëve

Dollari është rritur në nivelin më të lartë të dy javëve ndaj jenit pasi sekretari i Thesarit, Henry Paulson tha se monedha do të mbështetet dhe shefi i FED (Bankës Qendrore Amerikane) në Filadelfia tha se norma bazë e interesit do të rritet

Monedha e gjelbër është tregtuar në nivelin më të lartë të dy javëve edhe ndaj euros dhe frangës zvicerane pasi Paulson tha se Kongresi do të ketë një plan të posaçëm edhe për dy kompanitë më të fuqishme të kredidhënies në SHBA Fannie Mae dhe Freedie Mac, të cilat ndodhen në prag falimentimi.

“Dollari ka marrë mbështetje nga zyrtarët amerikanë” – tha Yoji Saito, shef i këmbimit në Societe General në Tokio, banka e dytë më e madhe franceze nga vlera e tregut. “Komentet nga zyrtarët e FED janë shumë të forta. Edhe komentat e Paulsonit ngrejnë shpresat për kompanitë në vështirësi”.

Dollari ka fituar pikë duke u këmbyer për 1.5760 ndaj euros nga 1.5783 që këmbehej ditën e djeshme.


Dollari është tregtuar për 1.0318 ndaj frangës zvicerane, afër nivelit më të lartë që nga 10 korriku.

Fitimet e dollarit mund të jenë të limituara pasi pritet që sot të publikohet një raport për performancën ekonomike në SHBA. Rritja ekonomike ka qenë “e dobët” në muajt Prill dhe Maj pasi shpenzimet e konsumatorëve janë ulur.