LAJMI I FUNDIT:

Michael Bloomberg, njeriu më i pasur në New York

Michael Bloomberg, njeriu më i pasur në  New York

Nuk është e rëndësishme të kesh një terminal Bloomberg 1.500 dollarë në muaj, për të marrë vesh se cili është sot njeriu më i pasur njujorkez.

Shitja nga Merill Lynch e 20 për qind të aksioneve të saj, tek një furnizues të informacioneve financiare që mban emrin Micael Bloomberg, njeriut më me fat në Manhatan, i cili për koinçidencë është dhe kryetar i Bashkisë, ka rritur edhe më tepër pasurinë e tij.

Por nuk është kaq e thjeshtë. Ai mundej teorikisht të mos e meritonte participimin e Merrill që vlen vetëm 4.4 miliardë dollarë (2.8 miliardë euro). Kjo e vlerëson kompaninë, “Bloomberg L.P” me 22 miliardë, nga të cilat 15 miliardë janë pjesë e Bloomberg. Larg nga David Koch, magazina “Forbes”, e të cilit vlen 17 miliardë dollarë. Por vlera që Merill ka marrë mund të mos jetë reflektimi real i vlerës së Bloomberg.

Mbi të gjitha banka amerikane është në hall. Dhe meqë 20 për qind të aksioneve nuk kontrollojnë asgjë në këtë shoqëri është e vështirë të besohet që ka pasur një rritje të vlerës midis grupeve të mediave të interesuara.


Firma ka njohur së fundi muajt e saj më të vështirë në instalimin e terminaleve. Shërbimet e saj financiare vuajnë shumë.

Është një moment i vështirë për të rregulluar vlerën e aktives tek informacionet financiare. Aksionet e Thomson Reuters janë një shembull i mirë për këtë. Ata kanë humbur 40 për qind në 2007.

Nëse tregu stabilizohet dhe vlera e shoqërive në informacionin e financave rifiton terrenin e humbur në 2007 si Thomson Reuters, atëherë Bloomberg do të vlente 29 miliardë dollarë e ndoshta dhe më shumë. Nëse Bloomberg shet shoqërinë ai do të kërkojë një çmim të kontrollit.

Sipas të dhënave mujore të terminaleve të Bloomberg, çmimi për një muaj i mmarrjes së kontrollit në 2008 është 35 për qind. Duke aplikuar këtë normë “Bloomberg L.P” do të vlerësohej me 40 miliardë dollarë duke lënë mënjanë huan që Merill bëri për të riblerë participimet e saj.

Kryetari i New Yorkut mund të bëhej i pari në Manhatan duke peshuar 30 miliardë dollarë.