LAJMI I FUNDIT:

Adnan Merovci, emërohet drejtor i PTK-së

Adnan Merovci, emërohet drejtor i PTK-së

Bordi i drejtorëve të Post Telekomit të Kosovës (PTK), gjatë një takimi të së martës ka marrë vendim që Adnan Merovcin ta emëroj drejtor menaxhues të kësaj kompanie.

Emërimin e Merovcit në krye të PTK-së e ka konfirmuar për Telegraf, vet kryetari i Bordit të drejtorëve të kompanisë, Rexhë Gjonabalaj.

“Drejtor menaxhues të PTK-së sot e kemi emëruar Adnan Merovcin”.

Gjonbalaj po ashtu tha se të gjitha procedurat për përzgjedhjen e drejtorit menaxhues të PTK-së janë bazuar konform ligjeve në fuqi. /Telegrafi/