LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sizmologjisë

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sizmologjisë

Ministria e Energjisë dhe Minierave, Instituti Sizmologjik i Kosovës dhe Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë kanë nënshkruar të hënën një marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave nga fusha e sizmologjisë.

Memorandumi përfshin intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse në fushën e sizmologjisë dhe gjeoshkencave për zhvillimin e rrjetit rajonal sizmik.

“Nënshkrimi i këtij memorandumi është një hap përpara në mënyrë që rrjeti sizmologjik i Kosovës të bëhet pjesë integrale e sistemit ndërkombëtar sizmologjik”, ka thënë Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, pas nënshkrimit të marrëveshjes.


Pula po ashtu ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do i paraprijë edhe marrëveshjeve të tjera të tilla me vendet fqinje dhe më gjerë. /Telegrafi/