Dy shtetet kufitare të Kosovës, armiku ynë shekullor Serbia dhe Maqedonia, e cila ende nuk e ka njohur Kosovën dhe shkel të drejtat e rreth 1 milion shqiptarëve në këtë shtet, janë dy partnerët kryesorë të biznesmenëve Kosovarë në import-eksport.
“Shtetet CEFTA që janë përfaqësuar kryesisht nga Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria, kanë paraqitur 38.9% të eksporteve të tërësishme të Kosovës dhe 41.3% të importeve të tërësishme të Kosovës, përderisa pjesëmarrja e shteteve të BE-së ndaj importeve të tërësishme në vitin 2007 ishte 28.9% dhe pjesëmarrja ndaj eksporteve të tërësishme ishte 42.6%”, thuhet në raportin vjetor të Bankës Qëndrore të Kosovës.
Shqipëria në këtë përqindje luan një rol të vogël pasi përbën vetëm 1.4% të importeve të tërësishme ,ndërsa eksportet e këtij shteti përbëjnë 13.0% të eksporteve të tërësishme të Kosovës.
Saktësisht tri shtetet më të rëndësishme importuese në Kosovë, ishin IRJM dhe Serbia (CEFTA) dhe Gjermania (BE). Importet nga IRJM kryesisht përbëhen nga produktet minerale (62.1% të importeve të tërësishme të këtij shteti), ndërsa importet nga Serbia kryesisht përbëhen nga artikuj ushqimorë të përgatitur, pije dhe duhan (30.7% të importeve të tërësishme).
Importet nga Gjermania përbëhen nga automjete dhe mjete të tjera transportuese (48.1% të importeve të tërësishme nga Gjermania)si dhe makineri vegla dhe pajisje elektrike (16.5% të importeve të tërësishme gjermane).
Interesante mbetet fakti i importeve nga Kina që kanë pasuar një rritje që nga viti 2004, duke përbërë 6.6% të importeve të tërësishme gjatë 2007. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh