Depot e hekurishteve, skrapit dhe mbeturinave të tjera të hekurit apo edhe të metaleve bazë, kanë dalë më fitimprurëse seç ishte parashikuar, sepse edhe pas disa viteve ato vazhdojnë të prijnë në listën e mallrave më të eksportuara nga Kosova në drejtim të shteteve të tjera.
“Kategoria e metaleve bazë dhe ato të ngjashme mbetet kategoria kryesore e eksporteve në Kosovë, duke përberë 45.7% të eksporteve të tërësishme. Eksportet e kësaj kategorie kanë arritur vlerën prej 67.0 milionë euro në vitin 2007, kundrejt 53.1 milionë euro në vitin 2006”,- thuhet në raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës.
Më tutje sipas saj, produktet minerale përbejnë kategorinë e dytë më të madhe, e cila në vitin 2007 është llogaritur për 15.4% të eksporteve të tërësishme apo 22.6 milionë euro në vitin 2007 në krahasim me 18.8 milionë euro në vitin 2006.
Ndërsa kategoria e tretë më e madhe brenda strukturës së eksporteve të Kosovës ishin makineritë, veglat, pajisjet elektrike etj., të cilat arritën vlerën prej 19.2 milionë euro në vitin 2007 në krahasim me 7.7 milionë euro në vitin 2006.
Për sa i përket importeve, produktet minerale mbeten kategoria më e importuar në tregtinë e Kosovës në vitin 2007, duke përberë 20.2% të importeve të tërësishme.
Vlera e tërësishme e importeve të kësaj kategorie arriti vlerën prej 317.6 milionë euro në vitin 2007, në krahasim me 241.7 milionë euro në vitin 2006.
“Duke përbërë 81.6% të importeve të tërësishme të produkteve minerale, importi i vajrave dhe i karburanteve ka mbështetur kryesisht nivelin e lartë të importeve të kësaj kategorie në vitin 2007. Importi i artikujve ushqimorë të përgatitur, pije dhe duhan, arritën vlerën prej 222.7 milionë euro në vitin 2007, nga 180.6 milionë euro në vitin 2006, duke e renditur këtë kategori si kategorinë e dytë më të madhe për sa u përket importeve (14.1% të importeve të tërësishme të Kosovës”,theksohet në raportin e BQK-së.
Më pas e zënë vendin makineritë, veglat, pajisjet elektrike e tët jera si këto, që arritën vlerën 196.6 milionë euro në vitin 2007, përkundër 153.3 milionë euro në vitin 2006 dhe janë llogaritur si 12.5% të importeve të tërësishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh