LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Prishtinës harxhoi 90 mijë euro për pije

Aeroporti i Prishtinës harxhoi 90 mijë euro për pije

Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë harxhuar plot 90 mijë euro për ujë dhe pijë të gazuara, për një periudhë njëvjecare, megjithse sipas kontratës së nënshkruar shpenzimet për këta artikuj nuk duhej të kalonin shifrën prej 30 mijë eurove.

Sic shkruan e përditshmja “Koha Ditore”, përgjegjësia për këtë bie mbi ushtruesin e detyrës së shefit të prokurimit në këtë kompani Anton Lleshi, i cili e ka lejuar këtë shkelje të rëndë ligjore.

Rasti është konfirmuar edhe nga vetë zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, të cilët kanë iniciuar procedurën kundër shefit të prokurimeve për këtë shkelje.

Kontrata është nënshkruar me 7 maj të vitit të kaluar dhe ka skaduar me 7 maj të këtij viti.Vlera e kontratës është tejkaluar për dyfishin e saj.Rasti është procesuar menjëherë në zyrën ligjore të kompanisë e cila ka dhënë analizën fillestare duke konfirmuar shkeljet dhe tani rasti do të merret përsipër nga auditori i brendshëm dhe I jashtëm dhe do të merren masat konform këtyre vlerësimeve”,kanë thënë zyra për informim e ANP.


Menaxhmenti aktual i aeroportit gjithshtu është duke kërkuar sqarime shtesë se si është lejuar kjo gjë nga ish shefi i prokurimeve Anton Lleshi.