LAJMI I FUNDIT:

Drejtorët e kompanive publike zgjidhen brenda muajit

Drejtorët e kompanive publike zgjidhen brenda muajit

Drejtorët e kompanive publike si PTK, Aeroporti Ndërkombëtar I Prishtinës dhe KEK-ut do të zgjidhen sipas të përditshmes Koha Ditore brenda një muaji, pasi tashmë janë formuar bordet mbiqkyrëse të këtyre ndërrmarrjeve.

Por sipas kësaj gazete nuk dihen ende procedurat që do të ndjekin këto borde për emërimin e drejtorëve menaxhues të kompanive publike.

Rexhë Gjonbalaj, kryetar i sapozgjedhur i bordit të PTK-së ka deklaruar se procesi I zgjedhjes së drejtorit menaxhues të PTK-së, do të përfundojë brenda një muaji.

Ndërsa në anën tjetër, sipas kësaj gazete, zgjedhja e drejtorit të KEK-ut, duket se do të marrë më shumë kohë, nga parashikimi
Sekretari i bordit të kësaj kompanie, Nexhat Podrimja, ka deklaruar se ende nuk është bërë lista e ngushtë e kandidatëve që kanë aplikuar për drejtor menaxhues të kompanisë. Konkursi për zgjedhjen e drejtorit në KEK është mbyllur me 26 qershor.
Në kompaninë tjetër publike ,Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës, kryetari i saj Bekim Jashari,ende nuk e ka thirr mbledhjen e bordit të kësaj kompanie.
Tre kompanitë publike që prej disa kohësh menaxhohen nga ushtrues detyre.