LAJMI I FUNDIT:

Samiti i G8: 1 miliard euro për bujqësinë e vendeve në zhvillim

Samiti i G8: 1 miliard euro për bujqësinë e vendeve në zhvillim

Tetë vendet më të industrializuara të botës, që janë mbledhur në Japoni kanë vendosur të financojnë me 1 miliard euro bujqësinë e vendeve në zhvillim si mundësi për të ndihmuar daljen nga kriza ushqimore.

Samiti që pritej të përqendrohej tek çështjet e klimës iu përkushtua më së shumti krizës globale të drithërave dhe çmimeve të larta të ushqimit që ka prekur thuajse gjithë botën.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso e bëri publik planin e tij përpara liderëve, për të krijuar fondin prej 1 miliard eurosh.

Ndryshe në samitin e G8-ës i cili u hap në Hokaido të Japonisë me 7 korrik dhe do të zgjatë për tre ditë përveç ngritjes së çmimeve të ushqimeve pritet të zhvillohen diskutime edhe për ngrohjen e klimës globale, problemin e Afrikës, ngritjen e çmimeve të, për sigurimin si dhe probleme të tjera globale.