LAJMI I FUNDIT:

Vulin te varri i Esat Pashës: Ai i donte serbët, ndaj nuk e harrojmë!

Vulin te varri i Esat Pashës: Ai i donte serbët, ndaj nuk e harrojmë!

Esat Pashë Toptani, i njohur për shqiptarët për të bëmat e tij të pahijshme, është nderuar nga një serb me pozitë: ministri i Punës i Serbisë, Aleksandar Vulin, vendosi kurorë në nderim të tij, për kontributin e tij për Serbinë.

"Serbia i kujton heronjtë e saj, por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishe mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona", tha Vulin, raporton Klan Kosova.

Sipas tij, Esat Pasha duhet kujtuar përherë ngaqë përveçse u varros pranë serbëve në varrezat e Parisit, ndihmoi forcat ushtarake serbe për të depërtuar në Shqipëri.


"Esat Pasha është shembull se si shqiptarët dhe serbët do të duhet të bashkëpunonin. Rruga e tij ishte rruga e mirëkuptimit e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ai ishte shqiptar që i donte serbët e për këtë arsye nuk bën të harrohet", tha Vulin.

Esat Pasha është vrarë në Paris nga Avni Rrustemi.