LAJMI I FUNDIT:

Barroso kërkon tarifa sociale për energjinë

Barroso kërkon tarifa sociale për energjinë

Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso është shprehur për tarifa sociale për energjinë përballë çmimeve në rritje të saj.

Vendet anëtare mund të kujdesen që grupet e popullsisë me të ardhura më të ulëta të mos jenë të humburit në këtë situatë, është shprehur Barroso për gazetën gjermane "Bild am Sonntag".

Një zgjidhje e mirë mund të ishte për shembull një tarifë sociale për nevojën bazë për energji.

Në të njëjtën kohë në prag të samitit të G-8-s Barroso i bëri thirrje Japonisë të reduktojë varësinë e saj nga nafta dhe gazi.


Ai iu referua katalogut të masave të BE-së i cili synon më shumë eficiencë në fushën energjitike, zgjerimin e burimeve të energjive të ripërtëritshme dhe reduktimin e gazrave të efektit serrë.

Në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe çmimeve në rritje presidenti i Komisionit Europian i rikujtoi Gjermanisë rëndësinë e energjisë bërthamore.

Për gjithnjë e më shumë shtete energjia bërthamore është një zgjidhje edhe pse mund të shihet si e përkohshme, për t’i thënë "ndal" ndryshimit të klimës dhe për të reduktuar varësinë nga nafta dhe gazi. /RTK/