LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e ish RTP-së hyjnë në grevë

Punëtorët e ish RTP-së hyjnë në grevë

Punëtorët e ish Radio Televizionit të Prishtinës përfundimisht kanë hyrë në grevë. Ata kanë zgjedhur pikërisht orën 15.15, të ditës së shtunë për të përkujtuar përvjetorin, ditën dhe orën kur policia dhe ushtria serbe pushtuan objektet e këtij televizioni, në vitin 1989 dhe prej asaj kohe nuk janë kthyer më në vendet e punës.

Kjo grevë sipas tyre, do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave për kthimin në vendet e tyre të punës, pranimin e përvojës së punës, moslejimin e tjetërsimit të pasurisë së RTP-së dhe zgjidhjen e çështjes së punëtorëve me kërkesa sociale.

Për të ktheyr objeket që sipas tyre i përkasin këtyre punëtorvë, ekziston edhe një padi në gjykatë.

Kryetari i Bordit të drejtorëve të RTP-së, Qerim Ujkani i ka thënë Telegrafit se sa i përket kontestit ligjor që kanë me RTK-në e cila pa asnjë bazë ligjore shfrytëzon objektet dhe pronat e RTP-së, shpresojnë së gjykata do vendos të drejtën. /Telegrafi/