LAJMI I FUNDIT:

Bien aksionet e General Motors

Bien aksionet e General Motors

Aksionet e kompanisë amerikane të prodhimit të automobilave, General Motors shënuan nivelin më të ulët në këto 50 vite.

Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e aksioneve të kompanisë janë rënia e treguesve të shitjes së makinave dhe rritja e çmimit të karburantit.

General Motors ka humbur 15 për qind të vlerës së aksioneve.

Në të njëjtën ditë tre prodhuesit kryesor të automobilave në SHBA kanë njoftuar se shitjet e makinave kishin rënë deri në 36 për qind gjatë muajit të kaluar. Kjo shihet si pasojë e krizës që ka prekur konsumatorët amerikanë.


Ekspertët kanë pohuar se General Motors ka arritur rezultate më të mira nga ç’parashikohej.

Por shqetësimi për gjendjen financiare të kësaj kompanie bëri që vlera e aksioneve të bjerë me shpejtësi. Analistët nuk kanë përjashtuar mundësinë e falimentimit, nëse General Motors nuk siguron një sasi të konsiderueshme kapitali shtesë.