LAJMI I FUNDIT:

Amerika i jep 400 milionë dollarë Kosovës

Amerika i jep 400 milionë dollarë Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti japin Kosovës 400 milion dollarë për katër vitet e ardhshme, ose 100 milion dollar në vit ndihma, në konferencën e donatorëve që do të mbahet më 11 korrik në kryeqytetin belg, Bruksel.

"Shtetet e Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme do ta ndihmojnë Kosovën me 400 milionë dollarë", tha ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried.

Sipas tij,nga të gjithë donatorët pritet një ndihmë deri në 1 miliardë dollarë, çfarë do ta ndihmojë qeverinë kosovare për një fillim të mirë.

Qeveria e Kosovës shpreson në një ndihmë të përgjithshme prej 1.4 miliard euro.