LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët mbështesin dollarin e fortë

Amerikanët mbështesin dollarin e fortë

Presidenti amerikan George W. Bush ka deklaruar sot se do të zbatojë një politikë të tillë për mbajtjen e fortë të dollarit. Ai ka theksuar se administrata e tij mbështet qëndrueshmërinë e dollarit.

“Në këtë administratë, zyrtarët janë njerëz që mbështesin një dollar të fortë dhe kështu kanë qenë gjithmonë. Ne jemi për qëndrueshmërinë e dollarit”- ka thënë Bush. Deklarata e tij ka ardhur si një përgjigje pas pyetjes së bërë gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, për problemet me të cilat po përballet monedha amerikane.

Sipas AFP-së, Bush ka pranuar se forca relative e ekonomisë së vendit e pasqyron një gjë të tillë. “Një gjë duhet të sqarojmë para partnerëve tanë. Ne nuk do të bëhemi proteksionistë, sepse ne besojmë në tregjet e hapura dhe në shkëmbimin e lirë”- ka thënë Bush, në vijim të deklaratës së lij, lidhur me pytejen për rënien e vlerës së dollarit.

Uashingtoni është shprehur gjithnjë për qendrueshmërinë e dollarit, por disa thonë se drejtuesit amerikane ambientohen lehtë me rënien e vlerës së monedhës së gjelbërt që nxit eksportet amerikane, por kontribuon në shtimin e inflacionit në SHBA.