LAJMI I FUNDIT:

Kreditë në Amerikë fajtore për çmimin e lartë te naftës

Kreditë në Amerikë fajtore për çmimin e lartë te naftës

Kryetari I OPEK-ut, Shakib Helil ka nxjerrë dhe një arsye tjetër për çmimet e larta të naftës. Sipas tij, çmimi i naftës po rritet për shkak të krizës financiare në SHBA, të shkaktuar nga kriza me kreditë hipotekare.

“Veç kësaj janë e biokarburantet dhe jo stabilitetit gjeopolitik që po e rrisin çmimin e naftës”, tha kryetari i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) Shakib Helil, duke shtuar se “sipas meje, kriza me kreditë hipotekare është faktori themelor, i cili në mënyrë indirekte solli deri te pasojat që si rezultat e kanë rritjen e çmimit të naftës”.

Duke potencuar jo stabilitetin gjeopolitik si faktor të dytë për naftën e shtrenjtë,ai aludoi në situatën rreth çështjes iraniane.

“Faktori i tretë janë biokarburantet, të cilat u paraqitën në treg pak para fillimit të krizës kreditore në gusht të vitit 2007.