LAJMI I FUNDIT:

Siemens shkurton 17 mijë vende pune

Siemens shkurton 17 mijë vende pune

Kompania “Simens”, e cila është përfshirë që prej disa muajsh nga një valë rioganizimi të brendshëm, rrezikon të pësojë një dobësim të efektivave të saj, pasi po mendohet që të shkurtoj rreth 17 mijë vende pune.

Ky është ristrukturimi më i ashpër në historinë e kompanisë e cila punëson rreth 400 000 punëtorë në të gjithë botën.

Bordi drejtues ka marrë në dorë planin në fund të javës. Në kompani më në fund do të vendoset rregull, pas përfshirjes në një aferë gjigante korrupsioni.

Sipas shtypit gjerman 6.400 vende pune do të shkurtohen vetëm në Gjermani. Ndër këto shkurtime më të prekurat do të jenë shërbimet administrative dhe qeverisëse, ndërsa ka muaj që qarkullojnë spekulime për këto shkurtime.


Që në nëntor nga zyrtarët e kompanisë është deklaruar se do të zvogëlohen shpenzimet administrative të grupit me 1.2 miliardë dollar deri në 2010.

Loscher është pronari i parë në historinë e Siemensit dhe ai pritet ta vendosë kompaninë në një linjë rentabiliteti me konkurrentin e tij, General Elektrik, kompani në të cilën ai ka punuar më herët dhe ta përgatisë grupin ti bëjë ballë ngadalësimit ekonomik botëror.

Objektivi i tij është të rrisë shifrat e aseteve dy herë më shumë nga rritja e ekonomisë botërore, efektet e së cilës janë ndjerë që në pranverë të këtij viti mbi kompaninë.

Austriaku Loscher ka marrë presidencën e grupit në qershor të 2007 kur Klaus Kleinfeld dha dorëheqjen pas përfshirjes në afera korruptive. Drejtësia gjermane po heton 270 të dyshuar në skandalin e arkave të zeza, që prek pothuajse të gjitha aktivitetet e grupit. Sipas Loscher ai do të clirojë kompaninë nga demonët e së kaluarës.