LAJMI I FUNDIT:

Deri në vitin 2015 në Gjermani asnjë i papunë!

Deri në vitin 2015 në Gjermani asnjë i papunë!

Numri i të papunëve në Gjermani ka rëndë për herë të parë në 15 vjetët e fundit nën 3.2 milionë. Agjencia Federale për Punësim njoftoi se në qershor të papunë ishin 3.160.000 persona.

Kjo do të thotë se për një muaj kanë gjetur punë 123.000 punëtorë, ndërkohë që krahasuar me një vit më parë, numri i të papunëve ka rënë për 528.000.

Autoritetet thonë se papunësia më e vogël do të mundësonte zvogëlimin e kontributeve sociale dhe kontributet për të papunët.

Ministri Olaf Scholz është i mendimit se në Gjermani deri në vitin 2015 mund të eliminohet papunësia. /D-Welle/