LAJMI I FUNDIT:

Irakianët zihen për naftën me amerikanët

Irakianët zihen për naftën me amerikanët

Amerikanët janë duke kërkuar hise të naftës në Irakun e pushtuar nga ta, por qeveria irakiane është duke rezistuar dhe nuk po e lejon këtë gjë. “ Ne nuk kemi gjetur mirëkuptim me ta. Ne duam ndihmën e ekspertëve për këshilla teknike dhe për të ndihmuar ekipet tona, por ata kanë refuzuar sepse kërkojnë hise në naftën tonë”, deklaroi ministri irakian i naftës Chahristani, në një konferencë për shtyp në Bagdat.

”New York Times” ndërkaq ka lajmëruar rikthimin në Irak të kompanive perëndimorë, pas pesë vjet të pushtimit amerikan, e cila u interpretua si një luftë për naftë.

Ministri irakian i naftës ka konfirmuar për AFP përmbajtjen e marrëveshjes së nënshkruar tetë ditë më vonë me kompanitë Shell, BP, Exxon Mobil,Chevron.

Sipas kësaj marrëveshje qeveria irakiane u bën thirrje ndërkombëtareve për kontrata të asistencës teknike për të rritur kapacitetin e prodhimit me 500 000 fuçi në ditë. Personeli irakian do të merret me ekzekutimin e punëve ndërsa ndërmarrjet perëndimore do të sjellin ekspertet dhe logjistikën.


Nga ana e tyre kompanitë perëndimore shpresonin të vinin ne Irak dhe të përfitonin rezerva bruto.

“Irak Petroleum”, ka qenë kompania që ka pasur monopol burimet e naftës nga 1925 -1961 ndërsa nga viti 1961 deri në 1997 sektori i naftës u nacionalizua ndërsa kompanitë perëndimore u përzunë nga vendit.

Ministri i naftës ka deklaruar se në qershor të 2009 të realizojë kontrata me 41 kompani për 6 puse të naftës dhe 2 puse gazi. Ai tha se nuk janë kontrata për të ndarë naftën por kontrata shërbimi.

“Ne nuk do ta ndajmë naftën me asnjë. Ajo u përket irakianëve. Qëllimi është që për 5 vjet të prodhohen 4.5 milion fuçi naftë në ditë ndërsa sot eksportohen 2.1 milion fuçi në ditë. Iraku zë vendin e tretë në botë për rezerva të naftës me kapacitet 11.5 milion fuçi në ditë,por nuk disponon teknologji dhe kapital”ka thënë ministri.

Sanksionet ndërkombëtare ndaj regjimit të Sadam Hyseinit gjatë luftës së Gjirit e kanë penguar Irakun të modernizojë rrjetin e prodhimit dhe të shpërndarjes. Përpara investimeve të huaja, deputetët irakianë duan të miratojnë një ligj për shpërndarjen e drejtë të naftës në 18 provinca të Irakut.