LAJMI I FUNDIT:

Kapitali turk në Kosovë themelon Odë tregtare të përbashkët

Kapitali turk në Kosovë themelon Odë tregtare të përbashkët

Bizneset me kapital turk në Kosovë krijuan të martën Odën Tregtare kosovare- turke, me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjellta dhe inkurajimin e bizneseve turke për të investuar në Kosovë.

Ky organizëm përbëhet nga 11 institucione turke dhe nga ambasada e këtij vendi në Kosovë.

“Qëllimi i Odës është që të zhvillojë marrëdhënie tregtare mes Kosovës e Turqisë, zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe inkurajimin e investimeve”, tha Oguz Ali Turkeli, I zgjedhur kryetar i kësaj Ode.

Institucionet që kanë themeluar këtë odë, janë: Zyra turke, Banka Kombëtare Tregtare, “Buçaj”, kompania e sigurimeve “Kosova”, “TEB Banka”, “Turkish Airlines”, “Zero Pozitive” etj.


Shefi i Zyrës turke në Prishtinë, Mustafa Sarniç, tha se në Kosovë ka ndërmarrje turke që ushtrojnë veprimtarinë e tyre, kështu që të gjitha janë tubuar në një vend që të mund të shërbejnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës e Turqisë.

“Tri vitet e ardhshme janë shumë kritike dhe të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës, andaj Oda Tregtare Kosovare-Turke me një mënyrë do të fillojë aktivitetet për të rindërtuar ekonominë në të mirë të Kosovës”.

Sipas tij, një pjesë e mallrave të cilat importohen në Kosovë janë nga Turqia dhe firma të mëdha turke janë të interesuara për investime në këtë vend.

“Kosova me një popullatë të re është një vend që do të zhvillohet shumë shpejtë dhe ka një ardhmëri shumë të ndritshme. /Telegrafi/