LAJMI I FUNDIT:

Avancon sistemi financiar, tani pengu regjistrohet zyrtarisht në ministri

Avancon sistemi financiar, tani pengu regjistrohet zyrtarisht në ministri

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), saktësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të martën zyrtarisht ka hapur Zyrën për Regjistrimin të Pengut, me qëllim krijimin e një balancë në tregun e kredive në vend ndërmjet bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.

“Zyra e pengut, edhe pse e themeluar në vitin 2001 me Rregulloren 2001/32 që nga dita e sotme po institucionalizohet dhe është një tregues për angazhimin e ministrisë në implementimin e ligjit dhe krijimin e fushave për biznes sa më të qëndrueshëm në Kosovë”, tha këshilltari i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Daut Rudi.

Sipas tij, Pengu luan një rol të rëndësishëm në transaksionin e kredi-dhënies dhe kredi-marrjes”, tha ai.

Për peng në vlerë deri në 10 mijë euro pagesa që duhet bërë për ta regjistruar është 5 euro ndërsa mbi 10 mijë euro pagesa është 10 euro. Për çfarëdo ndryshimi apo plotësimi të shënimeve në regjistrin e pengut caktohet edhe pagesa prej 5 euro, ndërsa për shlyerjen e pengut nga regjistri i pengut ,caktohet pagesa prej 2 euro.


Kurse për lëshimin e certifikatës, vërtetimit apo kopjes së dokumentit të vërtetuar nga Zyra e pengut, çmimi për certifikatë të regjistrimit është 2 euro, për kopje të vërtetimeve ose dokumenteve 0.50 euro për faqe ndërsa për lëshim të shënimeve nga zyra në mënyrë elektronike pagesa është 0.10 euro për një kilobajt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Cinestar
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Kalo në kategori