LAJMI I FUNDIT:

Energjia në Greqi, pritet rritje prej 30 për qind

Energjia në Greqi, pritet rritje prej 30 për qind

Edhe në Greqi, çmimet e energjisë elektrike pritet të “fluturojnë”, duke u rritur në masën prej 30 për qind deri në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërsa prej sot ai është shtrenjtua për 7 për qind.

Që nga viti i kaluar çmimet e energjisë elektrike janë rritur në masën prej 21 për qind.

Zbutje të pjesshme të çmimeve në sektorin energjetik, qytetarët grekë mund të presin më 1 tetor, kur duhet të hyjë në fuqi tarifa sociale për personat me të ardhura të ulëta. Vendimin për këtë qeveria pritet ta marrë sot. /Telegrafi/