LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e huaja, 40 milion euro borxh buxhetit

Kompanitë e huaja, 40 milion euro borxh buxhetit

Kompania franceze Alstom, e cila është furnizuesja kryesore me pajise në korporatën energjetike të Kosovës,(KEK) është borxhliu më I madh në Administratën Tatimore të Kosovës me gjithsej 7.1 milion euro borxh, shkruan e përditshmja “Koha Ditore” në numrin e saj të sotëm.

Sipas saj,borxhet totale të kompanive të huaja janë në total 40 milion euro,ndërsa mjaft prej kompanive kanë ikur prej Kosovës.

“Këto kompani pa u penguar nga askush vazhdojnë të zhvillojnë bizneset e tyre dhe në fund ikin nga Kosova duke lënë me miliona euro tatime të papaguara. Ato janë kompani të ndryshme ajrore, biznese përfaqësues të kompanive të njohura ndërkombëtare etj. Disa prej tyre edhe pse nuk paguajnë tatime vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë dhe zhvillojnë aktivitetin normalisht”, shkruan kjo gazetë.

Tutje në shkrim janë klasifikuar edhe me renditje kompanitë që kanë borxhe ndaj buxhetit. Pas kompanisë franceze Alstom, renditet kompania tjetër është Ital Beton me 6.1 milion euro borxh. Kompani tjetër Siemens ka një borxh prej 3.1 milion euro e kështu më radhë.