LAJMI I FUNDIT:

MEM pajtohet me tarifat e reja të energjisë elektrike

MEM pajtohet me tarifat e reja të energjisë elektrike

Ministria e Minierave dhe Energjetikës përmes një komunikate ka sqaruar se është dakord me Zyrën e Rregullatorit për rritjen e çmimeve të energjisë,por nuk ka sqaruar asgjë lidhur me shkeljen që ka bërë kjo zyrë duke aprovuar çmimet e reja prej 1 qershorit.

As një qytetarë nuk ka parë ëndërr për rritjen çmimeve të energjisë dhe vendimi që rryma të paguhet me çmime të rritura prej 1 qershorit ,ndërkohë që vendimi është bërë publik vetëm më 27 qershor, përbën shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe konsumatorit.

“Ministria e Energjisë dhe Minierave, në pajtim me politikat e aprovuara të Qeverisë i ka sugjeruar Zyrës së Rregullatorit për Energji që barrën e kësaj rritjeje të mos e ndiejnë konsumatorët me të ardhura të vogla, prandaj ka kërkuar që për konsumatorët shtëpiak që shpenzojnë më pak se 200 kilovat rritja të jetë minimale, ndërsa rritja për të gjithë konsumatorët tjerë të mos jetë më e lartë se 5 për qind”.thuhet në komunikatë.

Sipas saj ,Zyra e Rregullatorit për Energji e ka marre vendimin për rritjen e tarifave edhe në përputhje dhe në zbatim të ligjit për Rregullatorin e Energjisë Elektrike, por edhe në pajtim me Programin e Qeverise qe synon përshtatjen graduale të çmimeve te energjisë ne mënyrë qe ato te mbulojnë koston jo vetëm të prodhimit por edhe të edhe çmimet e importit, të cilat tani kanë vlera shumë të larta. /Telegrafi/