LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës 143 dollarë për barrel

Çmimi i naftës 143 dollarë për barrel

Rritja e çmimeve të naftës nuk ka të ndalur si pasojë e spekulimeve. Gjatë ditës së sotshme ky çmim ka shënuar një rekord të ri nga një ditë më parë duke u ngritur në 143 dollarë për fuqi.

Ekspertë thanë se rritja ndodhi për shkak të spekulimeve se mosmarrëveshjet rreth programeve bërthamore të Iranit mund të çrregullojnë eksportin nga ky vend, që është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në OPEC ndërsa një faktor tjetër për këtë rritje të re ka qenë rënia e sërishme e dollarit në raport me monedhën evropiane euro.

Ditë më parë shefi i OPEK-ut ka deklaruar se këtë verë çmimet e naftës për fuqi do të arrijnë nga 150 deri në 170 dollarë për fuqi.

Kjo rritje e çmimit të naftë ka shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë ekonominë botërore si inflacionin e lartë, rënien e prodhimeve për shkak të kostove të larta,shkurtime të shumta të vendeve të punës, rënien e fuqisë blerëse etj. /Telegrafi/