LAJMI I FUNDIT:

Rritet çmimi i energjisë elektrike

Rritet çmimi i energjisë elektrike

Qytetarët e Kosovës që nga dita e hënë do të paguajnë energjinë elektrike për 5 përqind më shtrenjtë se deri më tani. Kështu shkruan e përditshmja ‘Koha Ditore” duke cituar zyrtarët e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,(ZRRE).

Rritja e çmimeve do të jetë për 2.5 për qind më e shtrenjtë për ata qytetarë që harxhojnë më pak se 200 megavat orë të energjisë në muaj dhe pesë përqind për ata që tejkalojnë këtë sasi të energjisë.

Zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë deklaruar se janë gati për të zbatuar tarifat e reja dhe zbatimi i tyre do të fillojë që nga muaji korrik i këtij viti.

Deri më tani aprovimi i tarifave ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së shumicës së duhur në bordin e ZRRE-së, që pamundësonte aprovimin e tarifave të reja.


“Kjo është mundësuar tani me ligjin e ri i cili i mundëson aprovimin e vendimeve me tre vota”, ka deklaruar për këtë gazetë Adelina Murtezaj, zëdhënëse e ZRRE-së.