LAJMI I FUNDIT:

ATK kërkon amnisti të pjesshme fiskale për tatimpaguesit borxhlinj

ATK kërkon amnisti të pjesshme fiskale për tatimpaguesit borxhlinj

Zyrtarët të Administratës Tatimore të Kosovës janë duke kërkuar një amnisti të pjesshme fiskale për tatimpaguesit që janë zhytur të borxhe ndaj këtij institucioni, megjithëse refuzojnë ta quajnë të tillë.

Sipas të përditshmes” Koha Ditore”, shumë biznese në Kosovë do ti paguanin borxhet që kanë ndaj buxhetit të Kosovës sikur kamatat e larta dhe ndëshkimet për mospagesën e tatimeve të mos e dhjetëfishonin shumën dhe ta bënin të pamundur këtë pagesë.

Kjo gazetë citon një letër të Administratës Tatimore e Kosovës, që I është dërguar ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, në të cilën është bërë ky propozim dhe është kërkuar të hiqen këto ndëshkime.

“Një numër I madh I kompanive që kanë borxhe prej shumë vitesh kanë bërë me dije se do ti paguanin ato sikur ndëshkime të mos ishin kaq të larta .Por kjo që po kërkojmë nuk është amnisti. Tatimpaguesve ende u mbetet ta paguajnë tatimin dhe interesin e tyre dhe humbasin mundësin e lehtësimit nga ndëshkimi nëse nuk plotësojnë kushtet e marrëveshjes”, thuhet në letrën e zyrtarëve të këtij institucioni.
Zëvendësministri I Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza për këtë gazetë ka deklaruar se këto ditë pritet të merret një vendim lidhur me këtë çështje.


“Vendimi pritet të merret në një nga mbledhjet e qeverisë,ku heqja e ndëshkimit do të jetë pikë e veçantë e diskutimit”,ka thënë Hamza.

Deri në fund të vitit të kaluar bizneset kishin borxhe ndaj ATK-së në shumën prej 230 milion euro,ku gjysma prej tyre janë kamata dhe ndëshkime.
Borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj buxhetit janë KEK-u dhe mbi 60 milion euro borxh dhe ish ndërmarrjet shoqërore,një pjesë prej të cilave tashmë janë privatizuar.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

Ekonomi
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Kalo në kategori